Sport

Ernest Muci drejt Napolit…një ëndërr apo!

1 Maj 2022, 10:43 Nga DOSJA
Ernest Muci drejt Napolit…një ëndërr apo!

TIRANE – Ndoshta në periudhën më të vështirë të karrierës, por Ernest Muçi është gati që të bëjë hapin më të madh, atë të jetës. Shumë vuajtje për ish-yllin bardheblu nën drejtimin e trajnerit serb Vukovic. Në këtë periudhë është ulur në stol dhe nuk po aktivizohet në Poloni. Por po në të njëjtën periudhë, Napoli ka shprehur interesimin për afrimin e këtij elementi.

Si “gjahtar talentesh”, në Itali e kuptojnë se sa larg mund të mbërrihet me Muçin dhe për këtë arsye janë të gatshëm për të investuar në të, pavarësisht formës aktuale. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me Arbi Laçin, njeriun që vendosi bast për Ernestin në periudhën kur u afrua në ekipin e parë të Tiranës, për t’i zgjatur një kontratë profesionale në një moshë fare të vogël.

“Do ishte fantastike nëse do të realizohej. Muçi nuk është ende gati për një nivel të tillë, por klubet e mëdha gjithmonë investojnë tek lojtarët me potencial dhe Muci ka shumë. Mjaftojnë pak prekje topi nga ai për të kuptuar se sa larg do shkoj. Kjo është arsyeja pse emri tij sot është opsion për një transferim të mundshëm”, tha Laçi.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport #legiavarshaves muci napoli #legiavarshaves muci napoli

Sondazh

Poll