Sport

Tre golat e Spezias në portën e Strakoshës nuk mjaftojnë, Lazio e përmbys në minutën e 90′

30 Prill 2022, 21:42 Nga DOSJA
Tre golat e Spezias në portën e Strakoshës nuk mjaftojnë,

ITALI- Falë golit të Acerbit në minutën e 90-të, Lazio mposhti Spezian 4-3 në ndeshjen e javës së 35-të të Serie A. Skuadra nga Liguria kaloi tri herë në avantazh me Amian (9′), Agudelo (35′) dhe Hristov (56′).

Ndërkohë bardhekaltrit u përgjigjën me penalltinë e Immobiles në (33′), autogolin e Provedel (54′) dhe Milinkovic-Savic (68′), para se të përfundonin me golin e mbrojtësit. Skuadra laciale shkon kështu në vendin e pestë në kuotën e 59 pikëve dhe nuk heq dorë nga Europa.

E.Ç (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport lazio lazio

Sondazh

Poll