Sport

MotoGP/ Bagnaia befason Quartararo dhe fiton “pole” në Jerez…

30 Prill 2022, 13:57 Nga DOSJA

SPANJE – Piloti italian Pecco Bagnaia në Moto GP ka bërë një xhiro, duke vjedhur “pole position” në Jerez. Lideri i botërorit ka triumfuar mbi mbajtësin e kurorës, Fabio Quartararo, të cilin e ka kaluar me 0″453.

Ai ka vendosur një rekord të ri me 1’36″170, duke përmirësuar kohën prej 1’36″584, që Viñales kishte vendosur në vitin 2020.

Marc Márquez kishte intuitën se Bagnaia dhe Quartararo do të luftonin për “pole position” dhe pa asnjë kompleks, pasi nuk ishte më konkurrues në xhiron e thatë, shkoi pas tyre për të siguruar të paktën rreshtin e dytë në nisje.

Nga rreshti i dytë do të nisen edhe Jack Miller dhe Johann Zarco, ndërsa nga rreshti i tretë do të startojnë Nakagami me Bezzecchi dhe Joan Mir dhe nga i katërti Jorge Martín me Bastianini dhe Viñales.

Nesër, në orën 14:00, në pistën e Jerezit do të nisë gara Grand Prix e Spanjës, e gjashta në rend të botërorit të MotoGP.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport bagnaia fabio quartararo marc marquez pilot i moto gp bagnaia fabio quartararo marc marquez pilot i moto gp

Sondazh

Poll