Sport

Sot Vllaznisë i vjen një tjetër shans i artë për kthesën, luan ndaj Skëndërbeut

30 Prill 2022, 09:24 Nga DOSJA
Sot Vllaznisë i vjen një tjetër shans i artë për

SHKODER – Vllaznia kërkon kthesën në “Loro Boriçi” përballë Skënderbeut. Shansi ideal për Elvis Plorin për të siguruar fitoren e parë në kampionat, në drejtimin e stolit kuqeblu, duke qenë se suksesi ndaj Partizanit në Kupë, erdhi nga lotaria e 11-metërshave.

Me 3 barazime dhe 2 humbje në daljet e fundit në kampionat, Vllaznia nuk ka mundur të përfitojë nga hapat fals të rivalëve në garën për Europën, edhe pse vendi i katërt që i siguron pjesëmarrjen duke qenë se është edhe në finalen e Kupës është vetëm një pikë larg.

Ndaj Skënderbeut nuk ka alibi, skuadra korçare e ka vulosur fatin e saj në sfidën e humbur javën e kaluar me Egnatian, dhe madje në këtë raund mund të vijë edhe verdikti zyrtar për rënien një kategori më poshtë, në rast se Skënderbeu humbet në Shkodër dhe rrogozhinasit fitojnë po të dielën ndaj Kastriotit.

“Duhet vlerësuar maksimalisht edhe kjo ndeshje, duke ditur edhe ecurinë jo shumë të mirë që kemi pasur në ndeshjet e fundit, ku në 5 javë kemi 2 humbje dhe 3 barazime. Po shënojmë shumë pak, kështu që duhet ta vlerësojmë maksimalisht edhe këtë sfidë dhe të jemi shumë seriozë në fushë. Shpresojmë që dy ndeshjet e radhës të na japin frymëmarrje, e rëndësishme është që pjesa ofensive e skuadrës sonë të funksionojë më mirë, sepse në ndeshjet e fundit nuk e ka bere si duhet këte gjë. Duhet që ndaj Skënderbeut ato mundësi e raste që do të na krijohen, t’i shfrytëzojmë dhe të marrim fitoren,” – tha trajneri Elvis Plori në prag të këtij takimi.

Presioni është i gjithi në kampin kuqeblu, me skuadrën që duket se ka humbur disi edhe nga frymëzimi për të krijuar që kishte me gjermanin Brdaric, ndaj për Vllazninë është momenti për të reaguar, duke qenë se kalendari ju ofron dy sfida kundër skuadrave të fundit të tabelës dhe me një këmbë në kategorinë inferiore, me formacionin shkodran që pas Skënderbeut do të ndeshet me Dinamon. Dy sfida vendimtare këto për shanset e Vllaznisë për të siguruar një biletë europiane nga kampionati.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar skenderbeu vllaznia #abissnet superiore #kampionati shqiptar skenderbeu vllaznia

Sondazh

Poll