Sport

Edhe Todd Boehly & Co., ndër kandidatët për të blerë Chelsean…

30 Prill 2022, 05:21 Nga DOSJA
Edhe Todd Boehly & Co., ndër kandidatët për të

ANGLI – Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, konsorciumi i udhëhequr nga bashkëpronari i Los Angeles Dodgers, Todd Boehly.

Atij i janë bashkuar miliarderi zviceran Hansjorg Wyss dhe investitori britanik i pasurive të paluajtshme Jonathan Goldstein, ka hyrë në negociata ekskluzive për të blerë Chelsean për shumën prej 3 miliardë dollarë. (2.8 miliardë euro).

Më herët, këtë të premte, miliarderi britanik Jim Ratcliffe, i cili zotëron OGC Nice, ka njoftuar se kishte bërë një ofertë prej 5.33 miliardë dollarë (5 miliardë euro).

Ndërkohë, grupit të investitorëve, të drejtuar nga bashkëpronari i Boston Celtics, Steve Pagliuca, banka njujorkeze “Raine”, që menaxhon këtë dosje të shitjes së “bluve” të Londrës, e ka njoftuar se ata nuk janë oferta e “preferuar” dhe janë jashtë konkurrencës.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport largimi i roman abramovich nga chelsea todd boehly vendosi të blinte chelsean largimi i roman abramovich nga chelsea todd boehly vendosi të blinte chelsean

Sondazh

Poll