Sport

Ukraina miqësore me M’gladbach, përpara “play-off”-it ndaj Skocisë…

30 Prill 2022, 05:15 Nga DOSJA

UKRAINA – Ukraina do të përballet me Borussia Mönchengladbach më 11 maj, për t’u përgatitur për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Kupës së Botës 2022 kundër Skocisë.

Kjo ndeshje miqësore në “Borussia-Park” do të jetë ndeshja e parë e luajtur nga kombëtarja e Ukrainës që nga pushtimi i vendit nga Rusia. Ndeshja e fundit e tyre daton më 16 nëntor dhe fitore në Bosnje (2-0).

Rruga është ende e gjatë, që ukrainasit të pozicionohen në Grupin B të Kupës së Botës së ardhshme (me Anglinë, Iranin dhe Shtetet e Bashkuara).

Ata, së pari do të duhet të mundin skocezët në “Hampden Park” (Glasgow) më 1 qershor dhe nëse do të jenë të suksesshëm, do të përballen katër ditë më vonë me Uellsin, fitues në gjysmëfinalen e Austrisë (2-1).

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport borussia monchengladbach britani ndihmon ukrainen ditët që na ndajnë nga ‘play-off’ për ndeshjet “play-off” për zonën e europës borussia monchengladbach britani ndihmon ukrainen ditët që na ndajnë nga ‘play-off’ për ndeshjet “play-off” për zonën e europës

Sondazh

Poll