Sport

Xavi: “E dimë që është i veçantë, Ansu do të luajë të paktën disa minuta”

30 Prill 2022, 13:28 Nga DOSJA

SPANJE – Ansu Fati, më së fundit do të rishfaqet kundër Mallorca, pas dëmtimit të tij. Këtë e ka konfirmuar vetë Xavi Hernández, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj skuadrës “balearice”, e cila po luan për qëndrimin e saj në La Liga.

“Ne do të publikojmë listën dhe Ansu do të jetë atje. Ai ndihet shumë rehat dhe po bën përpjekje për t’u riaftësuar sa më shpejt. Nesër do të luajë të paktën disa minuta. Është i lumtur, është i buzëqeshur. Ai është një lojtar i veçantë dhe që bën diferencën që ka,”- është shprehur trajneri Xavi.

Përveç kësaj, Xavi vuri në dukje shkathtësinë e Ansu Fatit , i cili mund të luajë si në krah, ashtu edhe si sulmues qendre. “E shoh në të dyja pozicionet. Në krah dhe në qendër. Ai ka ndjenjën e golit dhe duhet të jetë afër zonës. Ai e ka atë nuhatjen që i duhet për golin”.

Së fundi, trajneri i “blaugrana” foli sërish për procesin e rikuperimit të yllit katalanas. “Ai vendosi të bënte trajtimin konservativ. Ne kontrolluam, të gjitha aspektet muskulare… që të mos i përsëritej. Ne u kujdesëm shumë për të, e dimë që është një lojtar i veçantë. Tani për tani ndjesitë janë shumë të mira. Ka shpejtësi maksimale, fizike… Shumë mirë. Pra ne do ta kemi në listë për të luajtur nesër.”

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ansu fatin dëmtimin e sulmuesit të talentuar ansu fati një lajm i mirë ky për xavi hernandez sulmuesi i talentuar ansu fati ansu fatin dëmtimin e sulmuesit të talentuar ansu fati një lajm i mirë ky për xavi hernandez sulmuesi i talentuar ansu fati

Sondazh

Poll