Sport

Ligue 1/ Mbappé nuk mjafton: PSG pa interesa në Strasburg…

30 Prill 2022, 05:54 Nga DOSJA

FRANCE PSG, kampion i Francës prej gjashtë ditësh edhe aritmetikisht, barazon në 3-3 me Strasburgun, i cili merr një pikë të çmuar në garën për zonën e Europës.

Gameiro zhbllokon ndeshjen në 3′ me një asistim të Perrin. Parizienët barazojnë 1-1 në 23′, falë Mbappe (asistimi i Neymar), dhe më pas përmbysin gjithçka me golat në minutën e 64-të të Hakimit dhe fluturojnë në minutën e 68-të me Mbappe për të shkuar në 3-1.

Gjithsesi dopiada e Mbappe për të fituar ndeshjen nuk mjafton. Pasi më pas është autogoli i Verrattit (75′) dhe i Cacit (90’+2) për të firmosur rezultatin e barabartë në 3-3.

PSG është ndalur në fushën e Strasburgut, në një lojë pa interesa për kampionët e rinj të Francës, aq edhe shumë të rëndësishme nga pikëpamja e Europa League për Racing.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappe dhe neymar messi dhe mbappè e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappe dhe neymar messi dhe mbappè

Sondazh

Poll