Sport

Barça flet me agjentin e sulmuesit belg, Lukaku plani “C” i katalanasve…

30 Prill 2022, 09:53 Nga DOSJA

SPANJE – Sipas “Marca”-s, të shtunën Barça, në kërkim të një sulmuesi më të mirë për sezonin e ardhshëm, ka kontaktuar me agjentin e Romelu Lukakut.

Sulmuesi 28-vjeçar i Chelseas, me kontratë në Londër deri në vitin 2026, do të ishte një alternativë për “blaugranët” në gjurmët që të çojnë te Erling Haaland (Dortmund) dhe Robert Lewandowski (Bayern), të cilat po rezultojnë të ndërlikuara, sipas të përditshmes madrilene.

E para për arsye kostoje, e dyta sepse polaku mund të mbahej nga klubi i tij deri në fund të kontratës së tij në qershor 2023.

Mateu Alemany, drejtori i Barçës dhe Jordi Cruyff, këshilltari sportiv i presidentit, Joan Laporta, u takuan me Federico Pastorello, përfaqësuesin e sulmuesit belg, detajon  “Marca”. Operacioni për marrjen e Lukakut nuk do të ishte i thjeshtë, as financiarisht dhe mund të varet nga përfundimi i shitjes së Chelseat, nënvizon gazeta.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport jordi cruyff largimet e lukakut dhe hakimit lukakut nga chelsea romelu lukakut jordi cruyff largimet e lukakut dhe hakimit lukakut nga chelsea romelu lukakut

Sondazh

Poll