Sport

Fituesi i ankandit gati t’i kthejë medaljen e Tokios yllit ukrainas

30 Prill 2022, 10:12 Nga DOSJA
Fituesi i ankandit gati t’i kthejë medaljen e Tokios yllit ukrainas

JAPONI – Shtetasi japonez, që bleu në ankand medaljen e bronztë olimpike të karateistit ukrainas Stanislav Horuna, është i gatshëm t’ia kthejë atë pronarit të saj, i cili e ka nxjerrë trofeun në ankand për të mbledhur fonde për të ndihmuar vendin e tij kundër pushtimit rus.

Horuna fitoi medaljen e bronztë në katarate për meshkuj nën 75 kg në Lojërat e Tokios vitin e kaluar. Pas nxjerrjes në ankand, Federata e Karatesë e Ukrainës njoftoi së fundmi se medalja do të shkonte në Japoni, pasi shtetasi japonez fitoi ankandin e mbajtur nga Horuna në eBay.

Falë atij ankandi, u mblodhën 19,400 euro, të cilat Horuna donte t’i ndante për të mbështetur ushtrinë, spitalet dhe përpjekjet për evakuim në Ukrainë. Sportisti pranoi në gazetën ‘Asahi Shimbun’, se pas kësaj fituesi i ankandit e kishte kontaktuar për t’i premtuar se do t’ia kthente medaljen e bronztë kur të përfundojë lufta.

“Unë tashmë i jam shumë mirënjohës atij,- tha Horuna. – Të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë për ushtrinë, spitalet dhe objektet e tjera, që të ndihmojnë të evakuuarit nga Ukraina. Gjëja e rëndësishme tani nuk janë punët e mia, por ato që përfshijnë atdheun tonë. Secili person duhet të luftojë në mënyrën e vet.”

Horuna është ndër atletët ukrainas që kanë ndërprerë karrierën e tyre sportive për të ndihmuar në mbrojtjen e kombit nga pushtimi rus, i cili filloi në shkurt. Ylli i karatesë i ishte bashkuar një njësie ushtarake në Lviv, megjithëse ai u lejua të rifillonte stërvitjen e tij të karatesë në mars.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport 900 refugjatë ukrainas në olimpiadën e tokios olimpiadën e tokios stanislav horuna 900 refugjatë ukrainas në olimpiadën e tokios olimpiadën e tokios stanislav horuna

Sondazh

Poll