Sport

Xavi Hernandez i përgjigjet me diplomaci fjalëve të Ronald Koeman…

30 Prill 2022, 12:51 Nga DOSJA
Xavi Hernandez i përgjigjet me diplomaci fjalëve të Ronald

SPANJE – Ronald Koeman theu heshtjen e tij të enjten e kaluar, në një konferencë shtypi, ku prezantoi edicionin e dytë të turneut të tij bamirës të golfit. Në të, ish-trajneri i Barçës kërkoi “për Xavin respektin që nuk kisha” dhe u shpreh se “kur u largova, Madridi ishte tetë pikë prapa dhe tani diferenca është pothuajse dyfish”.

Xavi Hernández u pyet për këto deklarata të Koeman në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Mallorca. Trajneri aktual i “blaugaranëve” iu përgjigj me elegancë.

“Unë nuk do të ndryshoj ndjesitë që ka Ronald. Nuk kam qenë në atë kohë dhe nuk do të jap mendimin tim. Kam respekt dhe admirim të jashtëzakonshëm për të, që ka ardhur në një moment të vështirë te Barça. Të gjithë duhet të mbështesin Barcelonën.

Kam respektin maksimal për Ronaldin për punën dhe përpjekjen që bëri. Faleminderit, asgjë më shumë. Unë e ndjej mbështetjen e presidentit, Jordi Cruyff, Mateu Alemany, tifozëve të Barcelonës dhe do t’i jap gjithçka. Tani kemi humbur tre ndeshje radhazi, kalojmë nëpër gropa të vogla, këtu dallohet trajneri dhe lojtarët. Duhet të tregosh fytyrën dhe nuk ka rrugë tjetër”,– tha Xavi.

Trajneri i Barcelonës foli edhe për Javier Aguirre, trajnerin e Mallorcas, rivalit të Barçës këtë të dielë: “Aguirre gjithmonë ka performancë. Ai është i sinqertë. Ai ka ndryshuar sistemin, i ka dhënë skuadrës një profil më mbrojtës dhe përfiton për të ndërtuar kundërsulme të rrezikshme. Ata kanë përfituar nga kjo mënyrë loje, kanë arritur të fitojnë ndeshje të rëndësishme dhe janë aty për të shpëtuar kategorinë. Nesër kemi një tjetër kockë”.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport një lajm i mirë ky për xavi hernandez për të shkarkuar trajnerin ronald koeman skuadra e ronald koeman një lajm i mirë ky për xavi hernandez për të shkarkuar trajnerin ronald koeman skuadra e ronald koeman

Sondazh

Poll