Sport

SUPERIORE/ Tirana, nuk ka festë për titull! Laçi e ‘pickon’ dhe blindon vendin e dytë

29 Prill 2022, 17:18 Nga DOSJA
SUPERIORE/ Tirana, nuk ka festë për titull! Laçi e

KURBIN-Nuk ka festë titulli për Tiranën në Laç me bardheblutë që dolën të mposhtur nga vendasit me rezultatin 0-1, falë një goli të Guindos në pjesën e parë. Kurbinasit shkurtuan distancën me kryeqytetasit në 12 pikë, ndërsa këta të fundit tashmë duhet të presin ndeshjen e mesjavës ndaj Teutës për provuar shijen e titullit numër 26 në histori.

Bardhebluve i mjaftonte një barazim në këtë duel për t’u shpallur matematikisht kampion dhe kanë zhvilluar një ndeshje të hapur në kërkim të fitores. Megjithatë, Laçi u tregua shumë cinik dhe mbrojti me rregull, duke goditur më pas me Guindo në minutën e 13′ shënoi një gol spektakolar.

Në pjesën e dytë, Tirana shpërdoroi shumë raste për shënim, pa arritur të kalonte Dajsinanin, ndërsa edhe Bekaj mbajti në lojë të tijtë deri në sekondat e fundit me grushtime spektakolare.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport laçi tirana laçi tirana

Sondazh

Poll