Sport

Rüdiger do të nënshkruajë për “los blancos”, vetëm pas testeve mjekësorë…

29 Prill 2022, 05:23 Nga DOSJA
Rüdiger do të nënshkruajë për “los

ANGLI – Qendërmbrojtësi i Chelseas, Antonio Rüdiger, synon të jetë nënshkrimi i parë te Real Madridi për sezonin e ardhshëm. Lojtarit të kombëtares gjerman i përfundon kontrata me klubin “blu” të Londrës dhe tani ka arritur një marrëveshje parimore me madrilenët. Mbetet vetëm që futbollisti të zyrtarizojë firmën e tij, por fillimisht duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor.

Në rastin e tij, njohja nuk është thjesht një formalitet, duke pasur parasysh historinë e tij të dëmtimeve. Në moshën 29-vjeçare, Rüdiger ka pasur pesë sezone pa probleme, por në rezymenë e tij ka një operacion në ligamentet e gjurit, që po shqetëson shërbimet mjekësore të Real Madridit.

Klubi i bardhë dëshiron të sigurohet që gjendja fizike e gjermanit nuk do t’i krijojë ndonjë problem, ndaj në orët e ardhshme do të dërgojë një ekip mjekësor në Londër për ta kontrolluar futbollistin në një ezaminim të plotë mjekësor, sipas informacionit të dhënë nga ‘Cadena Ser’.

Sapo të kalojë testet, Rüdiger do të zyrtarizojë firmën e tij si futbollist më i ri i Real Madridit. Ardhja e tij do të shërbejë për të forcuar një pozicion që Real Madridi po kërkonte ta përmirësonte. Klubi “los blancos” nuk ka Jesús Vallejo, të cilin do të tentojë ta lirojë këtë verë dhe ka vetëm veteranin Nacho, si alternativë për çiftin Éder Militao-David Alaba.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport antonio rudiger kafshimi i antonio rüdiger me fanellën e chelseas antonio rudiger kafshimi i antonio rüdiger me fanellën e chelseas

Sondazh

Poll