Sport

Milani “i lidh këmbët” Leaos, portugezi gati të firmosë kontratën e re…

29 Prill 2022, 09:07 Nga DOSJA
Milani “i lidh këmbët” Leaos, portugezi gati të

ITALI – Në sezonin e tij të tretë me kuqezinjtë, të cilët i kanë paguar 29.5 milionë euro skuadrës franceze të Lille për nënshkrimin e Rafael Leãos.

Edhe pse sulmuesi potugez ka një kontratë deri në vitin 2024 me Milanin, interesimi i disa klubeve të mëdha (Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Barcelona), i shtyu zyrtarët e klubit të të rinovojnë kontratën me “yllin” e sulmit të tyre.

Marrëveshja mes palëve është mbyllur, garanton tashmë gazeta italiane, duke zbuluar gjithashtu, se kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2026, me një pagë vjetore prej 4.5 milionë euro.

Sulmuesi Rafael Leao, i stërvitur te Sporting Lisbonë (klub me të cilin ai ka një mosmarrëveshje dhe tashmë është dënuar me 20 milionë euro, plus shpenzimet gjyqësore), deri tani ka luajtur 111 ndeshje dhe shënuar 25 gola për kuqezinjtë.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport milani ka shansin e fundit një fitore e arritur falë rafael leao rafael leaos milani ka shansin e fundit një fitore e arritur falë rafael leao rafael leaos

Sondazh

Poll