Sport

Qeveria britanike, ultimatum Chelseas për të përfunduar shitjen…

29 Prill 2022, 09:42 Nga DOSJA
Qeveria britanike, ultimatum Chelseas për të përfunduar

ANGLI – Qeveria britanike po i bën presion Chelseas se ata kanë vetëm disa javë për të përfunduar procesin e shitjes së tyre, shpjegoi sot për “BBC” Nadine Dorries, sekretarja e shtetit për kulturën, median dhe sportin.

Chelsea u nxorr në shitje më 2 mars nga miliarderi rus Roman Abramovich, vetëm pak ditë para sanksioneve që vetë qeveria britanike vendosi ndaj oligarkut për pushtimin rus të Ukrainës.

Klubi londinez, përveç kufizimeve të tjera, nuk mund të nënshkruajë me asnjë lojtar apo të rinovojë kontrata dhe operon falë një licence speciale nga qeveria britanike, që skadon më 31 maj.

“Chelsea ka shumë kohë në huazim për momentin. Ka një periudhë shumë të shkurtër që kjo shitje të ndodhë. Duhet të ndodhë së shpejti,”- tha Dorries për “BBC Newscast”.

E pyetur se çfarë do të ndodhte, nëse ajo dritare mbyllet pa u shitur Chelsea, Dorries nuk pranoi të jepte një përgjigje, por shtoi se klubi ka “javë” për t’u shitur.

Procesi i shitjes së Chelseat po udhëhiqet nga banka e Nju Jorkut “Raine Group” dhe ofertat përfundimtare për blerjen e tij do të dorëzohen në fillim të majit.

Aktualisht kanë mbetur vetëm tre kandidatë që konkurrojnë në radhën e fundit për të blerë Chelsean për rreth 2 miliardë £ (2.3 miliardë euro).

Këto janë konsorciumet e kryesuara nga Sir Martin Broughton, ish-president i Liverpoolit, Todd Boehly, bashkëpronar i Los Angeles Dodgers dhe Stephen Pagliuca, bashkëpronar i Boston Celtics.

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport drejtoresha e chelseas largimi i roman abramovich nga chelsea momenti i keq i chelseas vazhdon drejtoresha e chelseas largimi i roman abramovich nga chelsea momenti i keq i chelseas vazhdon

Sondazh

Poll