Sport

Inter, mes dëmtimeve dhe skualifikimeve, Inzaghi fjalim para grupit; Mos u dorëzoni

29 Prill 2022, 14:19 Nga DOSJA
Inter, mes dëmtimeve dhe skualifikimeve, Inzaghi fjalim para grupit; Mos u

ITALI-Pas zhgënjimit ndaj Bologna-s tani për Interin është koha për shpengimin. Gara e kampionatit, katër javë nga përfundimi, është ende e hapur. Por te zikaltrit motoja është “mos u dorëzo”, kjo është ajo që Simone Inzaghi i tha skuadrës menjëherë pas humbjes në mbrëmjen e së mërkurës dhe që e përsëriti në mëngjes në Appiano kur rifilluan stërvitjet. Gjithçka është ende e mundur: duhen fituar të gjitha ndeshjet dhe të shpresojë që rivali të bëjë një hap flas. Të dielën raundi i parë: Milan pret Fiorentinën në San Siro në orën 15:00, tre orë pasi Inter të ketë zbritur në fushë në Udine.

Lajm i mirë në lidhje me portën, ku Radu është në traumë të fortë emocionale pas gafës me Bolonjën, por duket se do të rikthehet Handanovic: siç raportohet nga Corriere dello Sport, kontraktimi në shpinë që e detyroi sllovenin të qendronte në pankinë, vazhdon ta shqetësojë, por kapiteni i zikaltërve është gati të shtrëngojë dhëmbët dhe të marrë vendin e tij midis shtyllave.

Calhanoglu do të mungojë për shkak të skualifikimit, Vidal i rikuperuar – kavilja e tij e djathtë nuk e shqetëson më – dhe Gagliardini janë kandidatët për ta zëvendësuar. Nuk do të rrezikohet Gosens, që vjen nga një lodhje muskulare: anësori gjerman do të rikthehet për ndeshjen e të premtes më 6 maj në San Siro kundër Empolit.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport inter inzaghi inter inzaghi

Sondazh

Poll