Sport

Rangnick për të ardhmen e Ronaldos: “Duhet ta dimë se çfarë dëshiron”

29 Prill 2022, 08:37 Nga DOSJA
Rangnick për të ardhmen e Ronaldos: “Duhet ta dimë se

ANGLI – Ralf Rangnick pranoi se është e rëndësishme të përcaktohet e ardhmja e Cristiano Ronaldos për Manchester United. Kjo pasi klubi do të jetë në treg për “një ose dy sulmues të rinj”, ndaj edhe duhet ditur nëse lojtari dëshiron të largohet, edhe pse ka një vit tjetër kontratë, me një tjetër opsion.

E gjitha kjo sepse pjesëmarrja në Champions League sezonin e ardhshëm është gjithnjë e më shumë një mirazh  për “Djajtë e Kuq”, një kompeticion që portugezi e luan prej 20 vitesh.

Dje, kundër Chelseas (1-1), portugezi e ngriti numrin e golave ​​të këtij sezoni në 23, prej të cilëve 17 gola në Premier League. “Unë ju thashë tashmë në një konferencë shtypi disa javë më pare, se klubi duhet të fokusohet në sjelljen e dy sulmuesve të rinj, kjo është e sigurt”,- komentoi ai.

Kur u pyet drejtpërdrejt për të ardhmen e CR7, trajneri u përgjigj: “Kjo është diçka për të cilën duhet të flasim mes Erikut, drejtuesve të klubit dhe meje. Cristiano ka edhe një vit kontratë. Është gjithashtu e rëndësishme të dimë se çfarë dëshiron ai, të qëndrojë apo jo. Por unë ende nuk kam folur me Erikun”.

Për “Sky Sports”, trajneri gjerman theksoi: “Në fund, është vendimi i Erikut dhe gjithashtu i Cristianos. Nuk më takon mua të flas për këtë. Sot, për shembull, performanca e tij ishte shumë e mirë. Tregoi një paraqitje të mirë kur Chelsea ishte në zotërim të topit. Ndihmoi shumë në pjesën e dytë në nivel mbrojtës”.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport çështjes së cristiano ronaldos gjermani ralf rangnick lojtari i manchester united çështjes së cristiano ronaldos gjermani ralf rangnick lojtari i manchester united

Sondazh

Poll