Sport

Përfundon “telenovela” Boris Becker dënohet me 2.5 vite burg

29 Prill 2022, 15:15 Nga DOSJA
Përfundon “telenovela” Boris Becker dënohet me 2.5 vite

ANGLI – Ish-kampioni i Wimbledon, Boris Becker, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për fshehjen e aseteve dhe kredive me vlerë 2.5 milionë stërlina përtë shmangur taksat.

Fituesi i gjashtë Grand Slam-eve kishte mohuar se kishte thyer ligjet e falimentimit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ai u shpall i falimentuar në 2017-ën, duke u detyruar kreditorëve pothuajse 50 milionë stërlina.

54-vjeçari Becker, u shpall fajtor për katër akuza nga një juri sipas Aktit të Falimentimit. Ai u lirua për 20 akuza.

Gjithashtu ai dërgoi pothuajse 390,000 £ në pagesa nga llogaria e tij e biznesit tek të tjerët.

Çështja u përqëndrua në falimentimin e Becker në qershor 2017, si rezultat i një kredie të papaguar prej më shumë se 3 milion £ në pronën e tij luksoze në Mallorca, Spanjë.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport #borisbecker burg tenis #borisbecker burg tenis

Sondazh

Poll