Sport

Kupola sportive e Barcelonës, darkë me të besuarit e menaxherit Mendes…

29 Prill 2022, 05:02 Nga DOSJA
Kupola sportive e Barcelonës, darkë me të besuarit e menaxherit

SPANJE – Kupola sportive e Barcelonës, ​​me presidentin Joan Laporta në krye, darkoi këtë të enjte në një restorant të famshëm në Barcelonë. Laporta ishte  me zv.presidentin Rafa Yuste dhe drejtorin sportiv Mateu Alemany, së bashku me një nga njerëzit më të besuar të agjencisë së Jorge Mendes, raporton “Jijantes”.

Njëri prej tyre, ishte Hugo Valdir, krahu i djathtë i Mendesit, i shoqëruar edhe nga Paulo Rendeiro, avokati i Gestifute dhe Luis Correira, nipi i menaxherit Mendes.

Agjenti portugez ka në portofolin e tij disa lojtarë të Barçës, si Ansu Fati, Adama, Balde apo Nico González, i cili sapo ka nënshkruar, përveç Trincaos, në huazim te Wolverthampton.

Jashtë Barcelonës, Mendes ka të drejtat edhe të futbollistëve të tjerë si Cristiano Ronaldo apo Ángel Di María, por ditët e fundit interesi i Barçës është edhe për Rubén Neves, 25 vjeç, gjithashtu në portofolin e Mendes dhe që luan për Wolverhampton. Lojtari i kombëtares portugeze mund të jetë një zëvendësues i Sergio Busquets në mesfushë.

Interesant ishte fakti, që në të njëjtin restorant ishte edhe trajneri i Barçës, Xavi Hernández, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Núria Cunillera, duke darkuar në një tavolinë të veçantë.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport çdo lëvizje të ardhshme për barcelonën drejtori sportiv i barcelonës është stërvitur me barcelonën çdo lëvizje të ardhshme për barcelonën drejtori sportiv i barcelonës është stërvitur me barcelonën

Sondazh

Poll