Sport

Mino Raiola vdiq? Mediat italiane: Është gjallë, por në gjendje të rëndë

28 Prill 2022, 12:48 Nga DOSJA
Mino Raiola vdiq? Mediat italiane: Është gjallë, por në

ITALI– Mediat italiane kanë përgënjeshtruar lajmin se ‘mbreti i merkatos’ Mino Raiola ka ndërruar jetë. Ansa.it shkruan se kreu i Njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të San Raffaele, Alberto Zangrilo është shprehur se Raiola është gjallë, por në gjendje të rëndë. Zangrilo gjithashtu bën thirrje që të hetohen gazetarët të cilët kanë shkruar për vdekjen e agjentit të yjeve të futbollit.

Artikulli i ANSA:

“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”. Kështu Alberto Zangrillo , kreu i Njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të San Raffaele komenton thashethemet për gjendjen shëndetësore të prokurorit Mino Raiola i shtruar në spitalin San Raffaele ku i ishte nënshtruar një operacioni delikat për probleme në mushkëri janarin e kaluar. Sipas asaj që mësohet, kushtet e Raiolës janë shumë të rënda.

LAJM KRYESOR:Futbolli në zi, mbreti i merkatos nuk jeton më; Raiola ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll