Sport

Radu i mësuar me gabimet, ‘dhurata’ që portieri i Interit i bëri Milanit në vitin 2019

28 Prill 2022, 12:24 Nga DOSJA
Radu i mësuar me gabimet, ‘dhurata’ që portieri i Interit

ITALI– Gabimi i Ionut Radu në ndeshjen Bologna-Inter i bëri një favor Milanit që ruan kryesimin e kampionatit me dy pikë më shumë se zikaltrit. Një gabim që  bën kuqezinjtë të buzëqeshin dhe kjo sigurisht nuk është hera e parë.

Në sezonin 2018-2019, Radu mbante veshur fanellën e Geonas dhe në takimin kundër Milanit luajtur në San Siro, ishte dalja e tij huq që i dha tre pikë skuadrës kuqezi.

Pas golit nga Suso, barazimi i Genoas erdhi me autogolin e Romagnolit. Gjithsesi, i njëjti qendërmbrojtës ishte më i shpejti nga të gjithë për të përfituar nga dalja e gabuar e Radu në minutën e 91-të, duke vendosur rezultatin në 2-1.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport inter radu inter radu

Sondazh

Poll