Sport

Sheiku Al Khelaifi, çek të bardhë për të mbajtur Mbappé te PSG…

28 Prill 2022, 10:20 Nga DOSJA
Sheiku Al Khelaifi, çek të bardhë për të mbajtur

SPANJE – Sipas programit sportiv spanjoll “Chiringuito”, Nasser Al Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, i ka vënë në tryezë një çek bosh Kyllian Mbappesë për të rinovuar kontratën, një qëndrim që, për më tepër, gjeneroi vetëm valë (më shumë) dhe siklet në kampin e parizienëve.

Ka pasur shumë lajme që raportojnë oferta të çmendura nga konsorciumi i Katarit për të mbajtur yllin francez dhe për të shmangur largimin nga Real Madridi me kosto zero, pasi në sezonin e fundit të mbyllur, një propozim prej 200 milionë eurosh i “los blancos” për të punësuar Mbappe, u refuzua nga PSG.

Pronari i PSG-së, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad, tani duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të parandaluar me çdo kusht transferimin e Kylian Mbappé në Madrid: çështja është se asnjë nga ofertat tashmë pothuajse të panumërta, as edhe presioni i ushtruar nga presidenti i republikës, Emmanuel Macron, nuk duket i mjaftueshëm për të ndryshuar skenarin.

Prej kohësh flitet, se Mbappe ka nënshkruar kontratë me Real Madridin, ylli francez hesht për të ardhmen e tij dhe po ashtu është publike, se një farë arrogance e shfaqur më parë nga Al Khelaifi, nuk i ka pëlqyer futbollistit kur milioneri i Katarit deklaroi me bindje absolute, pamundësinë e largimit të Mbappes nga PSG: “Do të qëndrojë në Paris, nuk do ta shesim kurrë dhe nuk do të largohet kurrë falas. Mbappé ka gjithçka që i nevojitet në Paris. Ku mund të shkojë? Cili klub, në ambicien dhe projektin, mund të konkurrojë me PSG-në?”

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport drejtori sportiv i paris saint-germain ish-tekniku i paris saint-germain presidentin e paris saint-germain drejtori sportiv i paris saint-germain ish-tekniku i paris saint-germain presidentin e paris saint-germain

Sondazh

Poll