Sport

Mino Raiola, nga kamarier në botën e futbollit, jeta e pabesueshme e një emigranti

28 Prill 2022, 12:08 Nga DOSJA
Mino Raiola, nga kamarier në botën e futbollit, jeta e pabesueshme e

EUROPË– Armine Raiola, i njohur nga të gjithë si Mino, lindi në Nocera Inferiore më 4 nëntor 1967. Kur ai ishte një vjeç, familja e tij u transferua në Holandë, në Haarlem, për t’iu përkushtuar kateringut. Që në moshë shumë të vogël ndihmon prindërit duke qenë kamerier, aktivitet që nuk e pengon të mbarojë shkollën e mesme dhe të fillojë të ndjekë Fakultetin e Drejtësisë.

I talentuar me një inteligjencë të jashtëzakonshme, ai është veçanërisht i prirur të mësojë gjuhë (madje edhe 7 gjuhë të njohura: italisht, holandisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe portugalisht). Pasioni për futbollin bën që të luajë në ekipet e të rinjve të Haarlemit, bëhet përgjegjësnë moshën 20 vjeçare përpara se të mbante postin e drejtorit sportiv të klubit holandez dhe të themelonte një kompani agjentësh.

Pika e kthesës erdhi në vitin 1992 kur ai solli Bryan Roy te Foggia, një vit përpara se të vepronte si ndërmjetës në negociatat midis Ajax-it dhe Interit për Dennis Bergkamp dhe Ëim Jonk. Raiola bëhet agjent i FIFA-s dhe themelon kompaninë Sportman, me qendër në Montecarlo. Kështu filloi ngjitja në futbollin e nivelit të lartë duke afruar kampionë si Nedved, Ibrahimovic, Pogba, Balotelli, Verratti, Donnarumma, de Ligt dhe Haaland.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport raiola raiola

Sondazh

Poll