Sport

Nuk ka paqe në Afrikë pas “play-off”-eve: Egjipti kërkon skualifikimin e Senegalit

28 Prill 2022, 09:59 Nga DOSJA
Nuk ka paqe në Afrikë pas “play-off”-eve: Egjipti

EGJIPT – Nuk ka paqe në Afrikë pas “play-off”-eve kualifikuese të “Katar 2022”. Kontestimet janë të shumta dhe nga më të ndryshmet, natyrisht nga humbësit.

Pas polemikës mes Algjerisë dhe Kamerunit, në të cilën është përfshirë edhe Federata e Futbollit të Gambias, tani është radha e Egjiptit të kontestojë ndeshjen e luajtur dhe të humbur ndaj Senegalit.

Presidenti i Federatës Egjiptiane të Futbollit, Gamal Allam, është shprehur i indinjuar për “Kingfut” pas ngjarjeve në Dakar, ku Salah dhe shokët e tij u sulmuan vazhdimisht me lazera nga tribuna.

“Ne nuk kërkuam të riluajmë ndeshjen me Senegalin. Ne i kërkuam FIFA-s kualifikimin e drejtpërdrejtë të Egjiptit në Botëror për shkak të atmosferës armiqësore në të cilën u luajt ndeshja”. Ndeshja e luajtur më 29 mars u fitua me penallti nga “Luanët” e Senegalit.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport botërorin “katar 2022” kampionatit botëror “katar 2022” ndeshjen kualifikuese të grupit a të zonës aziatike për "katar 2022" botërorin “katar 2022” kampionatit botëror “katar 2022” ndeshjen kualifikuese të grupit a të zonës aziatike për "katar 2022"

Sondazh

Poll