Sport

Futbolli në zi, mbreti i merkatos nuk jeton më; Raiola ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

28 Prill 2022, 11:48 Nga DOSJA
Futbolli në zi, mbreti i merkatos nuk jeton më; Raiola ndërron

EUROPË– Bota e futbollit është në zi. Mino Raiola, agjent i disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe një nga mbretërit e njohur të merkatos ka ndërruar jetë në Monte Carlo. I sëmurë për disa muaj, ai ishte operuarnë San Raffaele në Milano për një sëmundje të rëndë, por nuk ishte shëruar plotësisht. I lindur në Nocera Inferiore më 4 nëntor 1967, ai filloi të merrej me drejtimin e disa futbollistëve dhe kishte arritur të bënte emër në Itali falë ndërmjetësimit të tij në transferime si Michel Kreek, Marciano Vink dhe Pavel Nedvěd.

Ai është protagonist i shumë transferimeve milionerësh duke filluar me kalimin e Ibrahimovic nga Inter te Barcelona në vitin 2009 tek ai i Mario Balotellit te Manchester City, i Paul Pogba fillimisht te Juventusi dhe më pas te Manchester United për të arritur te kalimi i Haaland nga Salzburgu te Borussia Dortmund dhe de Ligt nga Ajax te Juventus.

Në vitin 2020, Forbes e rendit atë të katërtin në botë në mesin e agjentëve me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur biznesin për 847.7 milionë dollarë.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport mino raiola mino raiola

Sondazh

Poll