Sport

Ten Hag dha miratimin, “Djajve të kuq” kërkojnë te Leeds “sozinë” e Pogbas…

28 Prill 2022, 12:41 Nga DOSJA
Ten Hag dha miratimin, “Djajve të kuq” kërkojnë te

ANGLI – Kalvin Phillips, mesfushori mbrojtës i Leeds, 26 vjeç, kërkohet nga trajneri i ri i klubit të “Old Trafford”, holandez Erik Ten Hag, i cili sezonin e ardhshëm do të ulet në krye të pankinës së “Djajve të Kuq”. Me gjasa ai do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos,

Bruno Fernandes dhe Diogo Dalot, që së shpejti do të kalojnë në negociata me klubin e Premierligës.

Sipas portalit “The Athletic”, futbollisti anglez në 19 raste është një nga prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe menaxherët e United do të jenë të gatshëm të vazhdojnë bisedimet me një propozim prej 60 milionë eurosh.

Kalvin Phillips shihet si pasardhësi i natyrshëm i Paul Pogba, mesfushorit francez 29-vjeçar, i cili është në fund të kontratës së tij dhe do të largohet nga United në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport kalvin phillips mesfushori francez paul pogba në pankinën e rëndë të “old trafford” trajnerin erik ten hag kalvin phillips mesfushori francez paul pogba në pankinën e rëndë të “old trafford” trajnerin erik ten hag

Sondazh

Poll