Sport

ZYRTARE/ Barcelona largohet nga ‘Camp Nou’, klubi katalanas tregon arsyen

28 Prill 2022, 12:41 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Barcelona largohet nga ‘Camp Nou’, klubi katalanas tregon

SPANJË– Barcelona me stadium të ri në sezonin 2023-2024. Klubi katalanas ka njoftuar se ndeshjet do i zhvillojnë në stadiumin Olimpik për shkak se ‘Camp Nou’ do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Stadiumi më i madh në Europë me një kapacitet prej 99.354 vendesh do të marrë emrin e sponsorit ‘Spotify’ në një marrëveshje të nënshkruar në mars.

Klubi katalanas ka konfirmuar lajmin ku ndër të tjera thuhet: “Do të fokusohemi më tepër në fushën teknologjike, si dhe në zhvillimin urban jashtë stadiumit. Në brendësi të stadiumit do të shëmbet struktura në jug në të cilën ndodhet qendra mjekësore.” Faza e fundit e rikonstruksionit do të përfshijë një ekran gjigand i cili do të jetë 360 grade për shikuesit dhe do të vendoset në vitin 2025.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport barcelona camp nou barcelona camp nou

Sondazh

Poll