Sport

Conf.League/ Mourinho me sytë nga finalja e Tiranës, rikthehet në vendin ku u shkarkua

28 Prill 2022, 09:39 Nga DOSJA
Conf.League/ Mourinho me sytë nga finalja e Tiranës, rikthehet në

EUROPË– Luhet për një vend në finalen e Conference League, me Marseille, Roma, Feynoord dhe Leicester që duan të përshkojnë deri në fund rrugën për në Tiranë, përpara detyrave delikate. Leicester bëri histori duke siguruar për herë të parë një gjysmëfinale europiane. Muajt e fundit skuadra e Rodgers ka kaluar midis përsosmërisë dhe zhgënjimit.

Kjo e fundit lidhet me rezultatet, pasi në tre javët e fundit në Premier League skuadra angleze nuk ia ka dalur të fitojë, dhe ndeshja e së enjtes në King Poëer Stadium do të tregojë shumë për gjendjen e dhelprave. Rikthimet e Fofana-s dhe Jonny Evans në mbrojtje ka lehtësuar stafin por edhe tifozët të cilët shpresojnë që dushja të jetë në formë të mirë për të bllokuar çdo tentativë të Abraham, që konsiderohet si rreziku kryesor.

Më 5 dhjetor 2015, Jose Mourinho, në atë kohë trajner i Chelsea-t humbi 2-1 kundër Leicesterit. Një disfatë që i kushtoi pankinën Mourinhos.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport leicester mourinho roma leicester mourinho roma

Sondazh

Poll