Sport

Shkarkohet trajneri, rast i ri abuzimi seksual në futbollin amerikan të femrave

28 Prill 2022, 09:36 Nga DOSJA
Shkarkohet trajneri, rast i ri abuzimi seksual në futbollin amerikan

SHBA – Komisionerja e re e Ligës Kombëtare të Futbollit të Femrave (NWSL), Jessica Berman, tha të mërkurën se ndërsa është zhgënjyese që një tjetër trajner në ligë është akuzuar për sjellje të pahijshme.

Houston Dash pezulloi trajnerin James Clarkson të martën, pasi ekipi mori një raport në lidhje me një hetim të përbashkët të ligës dhe shoqatës së lojtarëve të saj për diskriminim, ngacmim dhe abuzim të dyshuar. E ardhmja e Clarkson do të vendoset “bazuar në rezultatet përfundimtare të një hetimi në vazhdim”,- ka deklaruar ekipi.

“Ne kurrë nuk na pëlqen që gjëra të tilla të ndodhin,” – është shprehur Berman, e cila filloi punën e saj më 20 prill, teksa shton se nuk mund të diskutojë detajet e hetimit që është në vazhdim.

Clarkson është trajneri më jetëgjatë në NWSL. Në vitin 2021, pesë trajnerë të tjerë të NWSL dhanë dorëheqjen ose u pushuan për shkak të akuzave për abuzim ose ngacmime seksuale. Liga dhe futbolli amerikan i femrave aktualisht ka disa hetime të hapura.

Houston Dash planifikoi të emëronte një trajner të përkohshëm përpara se të fillojë sezoni i rregullt në shtëpi kundër San Diego Wave të dielën.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport akuzat per ngacmim seksual akuzuar për sjellje të pahijshme ngacmim dhe abuzim ngacmim seklsual për të sponsorizuar superligën angleze të futbollit të femrave akuzat per ngacmim seksual akuzuar për sjellje të pahijshme ngacmim dhe abuzim ngacmim seklsual për të sponsorizuar superligën angleze të futbollit të femrave

Sondazh

Poll