Aktualitet

VD-Rama-PD:I njohët pronën subjektit fizik në teatër, thonit jeton nipi i atij që e ndërtoi

28 Prill 2022, 09:14 Nga DOSJA
VD-Rama-PD:I njohët pronën subjektit fizik në teatër, thonit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se Partia Demokratike nuk mund të flasë për Butrintin pasi në kohën që ka qeverisur vetë ka njohur edhe pronësine subjekteve fizike brenda tij. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se madje PD-ja kishte deklaruar se kishin gjetur paardhësin e njerëzve që e kishin ndërtuar Butrintin e i kishin dhënë të drejtë.


“Sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik, subjekt fizik për Butrintin si pronë familjare me pronën të njohur nga ju, i keni njohur pronën në teatrin Antik të Butrinti një subjekti fizik. Keni pranuar se sot në Shqipëri jeton stër, stër stër stër stër nipi i atyre që ndërtuar teatrin antik. Këta jeni ju. Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse se nuk ka si të shpjegohet që e transmetoni brez pas brezi. E keni në ADN-në e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brez dhe që ta bazoni të gjithë përsiatjen tuaj politike mbi të marrurit e njerëzve për budallenj. Ndaj jeni katandisur kështu, dhe do të katandiseni edhe më keq. Ndahuni në sa pjesë të doni. Jeni si ajo pjesa e ndarë përgjysmë nga e njëjta gjë. Vini flisni këtu për vlerat e trashëgimisë sonë kulturore ju. Ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh i vendit ton., tha kryeministri Rama.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë/ Zhupa interpelancë me Çuçin, ‘Butrinti’ sjell debate, Rama: E dimë ne ç’bëhet

(f.MDOSJA.AL)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama seanca plenare 28 prill 2022 edi rama seanca plenare 28 prill 2022

Sondazh

Poll