Aktualitet

VD-Spaho-Ramës: Ke rrjedhur, BERZH refuzoi fondacionin, s’la gur pa lëvizur për Butrintin

28 Prill 2022, 09:31 Nga DOSJA
VD-Spaho-Ramës: Ke rrjedhur, BERZH refuzoi fondacionin, s’la gur pa

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edmond SPaho e konsideron të rrjedhur kryeministrin Edi Rama, I pranishëm në Kuvend, nga foltorja, Spaho tha se Rama vetëm e ofendon opozitën, duke mos pasur asnjë argument kundër tyre. Sipas Spahos, ka qenë vetë BERZH që e ka kundërshtuar fondacionin amerikan që kërkon të marrë Butrintin që nga vitit 1993 pasi e ka konsideruar si një projekt fitimprurës për ata vetë dhe jo për Shqipërinë.


Pjesë nga replikat:

Edi Rama: Profesor hajde sepse dua të të dëgjoj më vëmendje, kam vënë re që ke pasur një rrëshqitje e ke shkuar drejt atij të vdekurit…

Edmond Spaho: Dëgjuat ndonjë argument, veç fjalë e fjalë, ia kalon edhe Gim Gjuzit që shiti minaren e Tiranës, bota fillon me mua thotë dhe ligjet janë për të tjerët. Se bota ka filluar më këtë, por more e dimë shumë mirë kush është fondacioni, nëse do ta dish është krijuar n ’93, madje kam qenë një nga përfaqësuesit kryesorë të palës shqiptare. I rrjedhur je ti, por do të ta tregoj se ku ke rrjedhur. Që në ’93 përpiqeshin të merrnin Butrintin, nuk kanë lënë gurë pa lëvizur, ne kishim partner strategjik Berzhin dhe Berzh na tha jo, nuk është skemë për ju, është për të nxjerrur fitime për vete, këtë që na tha sot e ka pasur këshilltar në khën kur ishte ministër culture, ia paguante Sorosi.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë/ Zhupa interpelancë me Çuçin, ‘Butrinti’ sjell debate, Rama: E dimë ne ç’bëhet

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edmond spaho seanca plenare 28 prill 2022 edmond spaho seanca plenare 28 prill 2022

Sondazh

Poll