Aktualitet

VD-Rama-PD: Budallallëkun e keni në familje, e trashëgoni e ia ngjisni njëri-tjetrit

28 Prill 2022, 09:13 Nga DOSJA
VD-Rama-PD: Budallallëkun e keni në familje, e trashëgoni e ia

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një lumë akuzash ndaj Partisë Demokratike. Nga foltorja e Kuvendit, Rama i konsideroi anëtarët e PD-së ‘një tufë me budallenj’. Kreu i Qeverisë tha se budalllallëkun ata e trashëgojnë brez pas brezi dhe ia ngjisin njëri-tjetrit. Sipas Ramës, nuk ka rëndësi nëse janë apo jo të ndarë si parti, pasi mendimet i kanë të njëjta.


“Mora fjalën sepse duhet patjetër të sqaroj se mes jush që s’dni çfarë flisni jemi ne që dimë çfarë bëjmë. Butrinti nuk është pronë familjare. I keni njohur pronën një subjekti fizik në Teatrin e Vjetër të Butrintit. Jeni shprehur se një stër, stër, stër, stër jeton në teatrin antic, nuk ka si të shpjegohet ndryshe, budallallëku në familjen tuaj është ngjitëse, trashëgohet brez pas brezi, e keni në ADN dhe e trashëgoni brez pas brezi. Mendoni se i merrni njerëzit për budallenj dhe prandaj jeni katandisur kështu, ka një arsye degradimi juaj, por përsa kohë nuk e gjeni, nuk do ta shëroni, ndahuni në 100 pjesë po të doni. Vini e flisni ju për vlerat e trashëgimisë kulturore, ju që kulturalisht jeni rreziku më i madh për kulturën tonë, ju që kulturalisht jeni shembulli leivizës se si nuk duhet të bëhesh. Ju doni ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte me Amerikën, o profesor mos bërtit…,”- tha Rama. 

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë/ Zhupa interpelancë me Çuçin, ‘Butrinti’ sjell debate, Rama: E dimë ne ç’bëhet

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama seanca plenare 28 prill 2022 edi rama seanca plenare 28 prill 2022

Sondazh

Poll