Aktualitet

‘Opeli’ alarmon policinë e Elbasanit, u shpëton 2 pikave kontrolli, duhet ndihmë nga Tirana

28 Prill 2022, 10:49 Nga DOSJA
‘Opeli’ alarmon policinë e Elbasanit, u shpëton 2 pikave

ELBASAN– Policia e Elbasanit është vënë në ndjekje të një makine që po qarkullonte me shpejtësi në aksin Elbasan-Metalurgji. Mësohet se mjetit në fjalë i është bërë shenjë nga efektivët që të ndalojë, por drejtuesi nuk është bindur.

Edhe pse policia i është vënë nga pas, automjeti ka mundur t’i shpëtojë dy pikave të ngritura si nga policia e rendit ashtu dhe nga ajo Rrugore. Mjeti në fjalë është nisur drejt Tiranës dhe policia e Elbasanit ka kërkuar ndihmë nga uniformat e kryeqytetit për ndalimin e saj.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet policia e elbasanit policia e tiranes policia e elbasanit policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2022, 09:20

Plagoset me thikë një person në Prishtinë

KOSOVË- Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka therur me thikë një qytetar pas një konflkti mes tyre. Burri ka pasur lëndime trupore dhe është dërg...