Aktualitet

Ndryshon lëvizja! ARRSH: Nga 1 Maji rruga e Rinasit bëhet me një sens lëvizje

28 Prill 2022, 10:37 Nga DOSJA

TIRANË– Rruga drejt Rinasit do të bëhet me një sens lëvizje. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se nga data 1 Maj lëvizja nga Qafë Kashari- Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq do të bëhet me një sens lëvizje. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

NJOFTIMI:

Në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar. Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndryshim të qarkullimit!

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh levizja ne tirane rruga e rinasit arrsh levizja ne tirane rruga e rinasit

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2022, 09:20

Plagoset me thikë një person në Prishtinë

KOSOVË- Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka therur me thikë një qytetar pas një konflkti mes tyre. Burri ka pasur lëndime trupore dhe është dërg...