Aktualitet

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohen dy persona në Dibër (EMRAT)

28 Prill 2022, 10:56 Nga DOSJA
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohen dy persona në Dibër

DIBËR- Në vijim të operacionit ‘SMUGGLING’ policia e Dibrës ka vënë në pranga dy persona si pjesë e një grupi të cilët në mënyrë të jashtëligjshme mundësonin kalimin e emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë rënë Gazmend Kovaçi 26 vjeç dhe Nezir Kocja 28 vjeç të dy banues në Fushë Krujë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin ofronin kalimin e paligjshëm të kufirit emigrantëve sirianë duke ndjekur rrugën e Arbrit.

Faza e parë e opracionit është zhvilluar më 25 Shkurt ku u vunë në pranga 4 shtetas ku në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një dokument identifikimi i lëshuar nga një organizatë jofitimprurëse.

Njoftimi i policisë:

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet gazmend kovaçi nezir kocja policia e dibres gazmend kovaçi nezir kocja policia e dibres

Sondazh

Poll