Aktualitet

U dënua me 17 vite burg, Beccheti ankimon vendimin e Gjykatës së Tiranës

28 Prill 2022, 09:08 Nga DOSJA
U dënua me 17 vite burg, Beccheti ankimon vendimin e Gjykatës së

TIRANE- Biznesmeni italian Francesco Beccheti ka ankimuar vendimin e Gjyaktës së Tiranës që e dënon me 17 vite burg për pastrim parash dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Në një njoftim për mediat, Gjykata e Apelit në Tiranë njofton se pala e Becchetit ka paditur një ankimim kundër vendimit të shkallës së parë. “kanë paraqitur ankim të pandehurit: Francesco Beçhetti, Personi juridik “Energji” shpk, Personi juridik “Agonset” shpk, Liljana Condomiti, Personi juridik “400 KV” shpk”,-thuhet në njoftim. Shorti për këtë çështje do të hidhet nesër dhe relatori pritet të përcaktohet më 14:30.

Pse u dënua biznesmeni dhe beteja në Arbitrazh

Më 21 mars 2022, gjykata e Tiranës dënoi me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Beçheti për pastrim parash dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Bashkë me Becchetin u dënuan edhe të afërmit e tij, përfshirë të ëmën dhe disa bashkëpunëtorë. Prokuroria kërkoi 20 vite burg për italianin, por gjykata dha vetëm 17, duke pranuar akuzën se biznesmeni italian krijoi në Shqipëri një sistem shoqërish tregtare me qëllim pastrimin e parave. Sipas hetimit, Beccheti përdori të ëmën, Lilliana Condomiti dhe vjehrrën e tij Vjollca Kamberi, për t’ju shmangur detyrimeve ndaj shtetit.

Ndërkohë, italiani ka fituar çështjen përballë shtetit shqiptar në Strasburg dhe ka nisur korrjen e faturës së majme të arbitrazhit prej 100 milionë euro që pala shqiptare i detyrohet Becchetit për mbylljen e televizionit “Agon Channel”.

(f.g/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet francesco beccetti gjyqi beccheti francesco beccetti gjyqi beccheti

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2022, 09:20

Plagoset me thikë një person në Prishtinë

KOSOVË- Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka therur me thikë një qytetar pas një konflkti mes tyre. Burri ka pasur lëndime trupore dhe është dërg...