Aktualitet

Shkarkimi i Imerajt, KLP ia beson drejtimin e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çelës

28 Prill 2022, 07:46 Nga DOSJA
Shkarkimi i Imerajt, KLP ia beson drejtimin e Prokurorisë së

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot dhe përcaktoi si drejtues të përkohshëm të Prokurorisë së Tiranës, imagjistratin e ish-Prokurorisë së Përgjithshme, Arenc Çelën. Mbledhja u mbajt paraditen e sotme dhe vjen një ditë pas shkarkimit të prokurores Elisabeta Imeraj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Elisabeta Imeraj nga dje nuk është më kryeprokurorja e Tiranës. Pasditen e djeshme, Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur unanimisht për shkarkimin e saj nga detyra me pretendimin se nuk justifikonte pasurinë dhe kishte shkelje të karakterit profesional. Drejtuesja e trupës gjykuese, Ina Rama tha se Imeraj nuk justifikon pasurinë, duke shtuar se subjekti ka mohuar faktet për ish-kunatin, duke treguar jo korrektësi.

Ndërsa jashtë për mediat, vetë Imeraj tha se kurrë në jetën e saj nuk ka pasur as në pronësi dhe as në bashkëpronësi pasuri. Ndërkohë që shton se shkarkimi i saj nga detyra ka ardhur me urdhër të dikujt, por nuk ka përmendur asnjë emër dhe nuk ka lënë që të kuptohet asgjë.

PROFILI/ KLP komandon Arenc Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës

(F.m;f.g/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arenc cela elisabeta imeraj klp 28 prill 2022 arenc cela elisabeta imeraj klp 28 prill 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2022, 09:20

Plagoset me thikë një person në Prishtinë

KOSOVË- Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka therur me thikë një qytetar pas një konflkti mes tyre. Burri ka pasur lëndime trupore dhe është dërg...