Aktualitet

Uniformat e Policisë/ MB nuk pranon pushimin e padisë për PD, çështja i kalon Apelit

28 Prill 2022, 09:04 Nga DOSJA
Uniformat e Policisë/ MB nuk pranon pushimin e padisë për PD,

TIRANE– Ministria e Brendshme nuk ka pranuar pushimin e padisë ndaj Partisë Demokratike për akuzat e bëra në vitin 2019 në lidhje me tenderin e Uniformave të Policisë, duke e dërguar çështjen tashmë në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Nesër pritet që në Apel të përcaktohet relatori, ndërsa ministria kërkon detyrimin e përgënjeshtrimit të akuzave të bëra nga PD, duke publikuar në mediat kryesore të vendit, vendimin e Gjykatës.

Gjyqi nisi pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike për tenderin e uniformave të Policisë, që sipas selisë blu është një “aferë korruptive” ku u favorizua klienti i qeverisë. Sipas ministrisë, kjo deklaratë ishte shpifje, duke paditur PD. Por gjykata vendosi pushimin e çështjes më 23 mars 2022. Tashmë palët do të përballen në Apel.

(f.g/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e brendshme partia demokratike tenderi per uniformat e policise ministria e brendshme partia demokratike tenderi per uniformat e policise

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2022, 09:20

Plagoset me thikë një person në Prishtinë

KOSOVË- Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka therur me thikë një qytetar pas një konflkti mes tyre. Burri ka pasur lëndime trupore dhe është dërg...