Aktualitet

PROFILI/ KLP komandon Arenc Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës

28 Prill 2022, 09:02 Nga DOSJA
PROFILI/ KLP komandon Arenc Çelën në krye të

TIRANE– Një ditë pas shkarkimit të kryeprokurores së Tiranës, Elizabeta Imeraj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi sot drejtuesin e përkohshëm. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në krye të organit të akuzës në kryeqytet është zgjedhur prokurori Arenc Çela.

Prokurori Çela vjen në këtë post pasi ka mbajtur për disa vite postin e zv/drejtuesit të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Ai ka kaluar me sukses edhe Vettingun, ndërsa në raportin përfundimtar, KPK nuk konstatoi probleme serioze për pasurinë e tij.

Kush është i komanduari? Arens Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas, Çela ka drejtuar prokurorinë e Beratit dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve. Në janar 2020, Çela u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si ndihmës-magjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme.

Vendimi vjen një ditë pasi KPA, shkarkoi Elizabeta Imerajn duke e përcaktuar si të papërshtatshme për të vazhduar detyrën.

(f.g/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arenc cela elizabeta imeraj arenc cela elizabeta imeraj

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2022, 09:20

Plagoset me thikë një person në Prishtinë

KOSOVË- Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka therur me thikë një qytetar pas një konflkti mes tyre. Burri ka pasur lëndime trupore dhe është dërg...