Politike

Reagojnë Gjykatat, nuk i japin mandatet ‘fituesve’ socialistë të Durrësit e Vorës. Basha përshëndet vendimin

17 Korrik 2019, 14:18 Nga DOSJA
Reagojnë Gjykatat, nuk i japin mandatet ‘fituesve’

SHQIPËRI– Probleme në parajsë! Pasi fituan 61 bashkitë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës, në radhët e maxhorancës kanë nisur problemet e para. 

Drejtësia e re, të cilën ata e trumpetojnë me të madhe në retorikën e tyre kanë kthyer mandatet e dy prej kandidatëve socialistë të Vorës dhe Durrësit. 

Kandidatja e PS për Durrësin, Valbona Sako nuk e ka marrë mandatin nga ana e Gjykatës së Durrësit me argumentin se procesi nuk është i ligjshëm.

Kjo sepse Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë këto zgjedhje “nul”.

Pas Durrësit, edhe gjykata e Tiranës, ka refuzuar të certifikojë mandatin e kandidatit socialist në Vorë, Agim Kajmakut. Shkak për mosdhënien e mandatit të Kajmakut është bërë Gjykata e Tiranës, e cila ka shpalluar moskompetencën dhe e ka adresuar çeshtjen në Gjykatën Administrative. 

Tani në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur edhe kërkesa për marrjen e mandatit si kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj. 

Mbetet për t’u parë nëse edhe në këtë rast do të veprohet njëjtë me precedentin e Durrësit, pasi edhe Veliaj garonte kundër një kandidati të Bindjes.

I pari që ka reaguar lidhur me këto zhvillimi ka qënë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Durrësit. 

Sipas Bashës, ky vendim tregon se në vend ka ende gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin.

Ndërkohë nga ana e socialistëve ka rënë heshtja, deri më tani asnjë prej tyre nuk ka reaguar pas “shuplakës” së dhënë nga drejtësia e tyre e re. 

Pas Bashës ka reaguar edhe deputeti Lefter Maliqi, i cili shprehet se sot triumfoi drejtësia me mos njohjen nga Gjykata e Tiranës dhe Durrësit të Kryebashkiakeve,në kundërshtim me ligjin ,dekretin e Presidentit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku gjykata nuk certifikon mandatin valbona sako zgjedhjet lokale 2019 agim kajmaku gjykata nuk certifikon mandatin valbona sako zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll