Politike

Ademi depoziton në Prokurori kallëzim për krime elektorale, kryebashkiakja: Ditët në vijim do të ketë zhvillime (Video)

17 Korrik 2019, 11:41 Nga DOSJA
Ademi depoziton në Prokurori kallëzim për krime elektorale,

Shkodër- Voltana Ademi depoziton në Prokurori kallëzim për krime elektorale lidhur me procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Sipas Ademit kjo bëhet për të vërtetuar akuzat e opozitës mbi zgjedhjet e njëanshme vendore për të cilat sipas saj janë të paligjshme. Ajo theksoi se në vijim do të ketë zhvillime të rëndësishme.

“Marrja e paligjshme e letër njoftimeve dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Policisë së shteti janë dy nga çështjet që përmban akuza mbi votimet e paligjshme të 30 Qershorit. Sot jam në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Shkodër,  ndërkohë që në ditët në vijimi  do të presim të shohim atë që do të ndodhur. Ajo çfarë ne duam është të shohim drejtësia që të vihet në vend. Zhvillime të tjera priten dhe ne do t’ia lëmë çdo dite të provojë atë që ka ndodhur në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Lejomëni meqënëse jemi në një situatë të tillë, që në një situatë tjetër që ta lëmë për të parë  në atë kohë ç’do të ndodh.”, u shpreh ajo.

Pak kohë më parë Voltana Ademi kallëzoi penalisht Sandër Lleshajn dhe punonjësit e Policisë më 27 Qershor, pasi sipas saj kanë shpërdoruar detyrën, duke hedhur gaz helmues mbi qytetarët gjatë tensioneve në KZAZ numër.2 në Shkodër. Ademi kërkoi që Lleshaj të pezullohet nga detyra.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ademi depoziton në prokurori kallëzim ademi kallëzim në prokurori zgjedhjet e 30 qershorit ademi depoziton në prokurori kallëzim ademi kallëzim në prokurori zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll