Politike

PS kontroll pushtetin lokal, Rama sqaron tre këshillat rajonalë, përzgjedh Ruçin dhe Ballën

17 Korrik 2019, 12:38 Nga DOSJA
PS kontroll pushtetin lokal, Rama sqaron tre këshillat rajonalë,

Tiranë- Pas mbledhjes së kryesisë kreu i PS-së Edi Rama sqaroi edhe njëherë rolin e këshillave drejtuese që ngriti PS-ja duke e ndarë Shqipërinë në tre pjesë nga veriu, Shqipëria e mesme dhe jugu.

Rama ka theksuar se do të drejtojë këshillin për veriun vetë ai. Ndërsa Ballën e ka vendosur për Shqipërinë e Mesme dhe Ruçin për jugun e vendit. Sipas Ramës kjo është bërë për të parë më nga afër problemet e njerëzve.

Zgjedhjet janë bërë në 30 Qershor, jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore për këtë kemi ngritur edhe këshillat drejtues, nga unë në Veri, kryetari i grupit Balla në Shqipërinë e Mesme dhe Gramoz Ruçi për Jugun.  Kemi ngritur edhe tre këshilla rajonalë, dhe ky është fokusi jonë ne e kemi sfidën me problemet e vendit e të njerëzve jo me problemet e brendshme të opozitës apo të presidencës. Në mbledhjen e parë e kemi bërë të qartë se aty ku deri dje ka qeverisur e djathta, që dihet se nuk është e djathtë, nuk do të ketë asnjë qasje triumfaliste dhe asnjë abuzim me burime njerëzore. Nuk do të preket asnjë punonjëse grua apo vajzë dhe për çdo lëvizje do të jepen argumente të qëndrueshëm. Lëvizjet do të jenë të strukturuara. Filozofia ime ka qenë mos të flemë mbi dafina. 30 qershori nuk është arsye që të mbyllim sytë para problemeve. Pra asnjëherë unë nuk kënaq me asnjë rezultat. Ka gjithmonë vend për më shumë. Kjo është arsyeja pse PS rritet. “, u shpreh Rama.

Por na lind pyetja:  Kjo ndarja rajonale, Balla, Ruçi dhe Rama a nuk është kontroll partiak mbi qeverisjen vendore?

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps kontroll pushtetin lokal ps mbedh kryesinë taulant balla edi rama ps kontroll pushtetin lokal ps mbedh kryesinë taulant balla

Sondazh

Poll