Politike

Gjykata s’u dha mandatet kandidatëve socialistë, Lefter Maliqi: Sot triumfoi drejtësia

17 Korrik 2019, 14:16 Nga DOSJA
Gjykata s’u dha mandatet kandidatëve socialistë, Lefter Maliqi:

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka reaguar, pasi si gjykata e Tiranës dhe ajo Durrësit nuk certifikuan mandatet e kandidatëve socialist, Valbona Sakos dhe Agim Kajmakut.

Në një postim në Facebook, Maliqi thotë së ky është një lajm i mirë për shqiptarët, pasi sot triumfoi drejtësia me mos njohjen nga Gjykata e Tiranës dhe Durrësit të Kryebashkiakeve,në kundërshtim me ligjin ,dekretin e Presidentit.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Lajm i mire per shqiptaret.Gjykata e Durresit dhe e Tiranes godet zgjedhjet farse moniste te 30 Qershorit.Drejtesia triumfoj sot me mos njohjen nga Gjykata e Tiranes dhe Durresit te Kryebashkiakeve,ne kundershtim me ligjin ,dekretin e Presidentit dhe rregjistrimin jashte ligjit te Partise Bindja Demokratike.E drejta vonon por nuk harron.I bej thirrje gjykatësve te mbrojne ligjin,te mos tremben nga kercenimet mafioze nga gjoja vetingu i Partise ( Rilindjes ) por te mbrojne shtetin ligjor.Populli eshte sot me shume se kurre optimist per te ardhmen drejt BE me zgjedhje te lira,te ndershme,gjithëperfshirese.Kam besim dhe Gjykatat e tjera ne cdo Bashki do jene ne sikron me ligjin dhe te verteten duke mos i njohur nga ligjore Kryebashkiaket e rinj te dal nga votime moniste dhe te paligjshme.Populli sot me shume se kurre eshte me Gjyqtaret e ndershem si rasti i Tiranes dhe Durresit.

Gjykatat nuk u japin mandatet, “fituesve” të Durrësit dhe Vorës. Kandidatët socialistë, Valbona Sako dhe Agim Kajmaku kanë dërguar kërkesën në gjykatë për certifikimin e mandatit pwr 4 vitet e ardhshme.  Kërkesa u refuzua nga gjykatat përkatëse.Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin, ndërsa nga ana e PS-së mbizotëron heshtja.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku gjykata nuk certifikon mandatet lefter maliqi valbona sako zgjedhjet e 30 qershorit agim kajmaku gjykata nuk certifikon mandatet lefter maliqi valbona sako zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll