Politike

Takimi i fshehtë Berisha-Kryemadhi pas refuzimit të Bashës për të hyrë në zgjedhje

17 Korrik 2019, 13:42 Nga DOSJA
Takimi i fshehtë Berisha-Kryemadhi pas refuzimit të Bashës

LSI nuk po e fsheh më, çështja e zgjedhjeve e ndan me Lulzim Bashën. Të hënën në mbrëmje Monika Kryemadhi te “5 pyetjet” deklaroi se nuk ka frikë të hyjë në zgjedhje me Ramën.

Të nesërmen, ishte Ilir Meta që takoi kryetarin e PD-së dhe Basha që e publikoi përmbajtjen e bisedës. Edhe Presidenti është pro zgjedhjeve me Ramën kryeministër, madje do që këto të bëhen në 13 tetor dhe të përfshihet edhe zgjedhja e presidentit nga populli.

Pas takimit Meta – Basha, një tjetër takim u zhvillua larg syve të publikut. Një takim që mbeti pa informacion. Ishte ai mes Monika Kryemadhit dhe Sali Berishës dje rreth orës 12:30.

Megjithëse takimi mbeti i fshehtë, kuptohet që tema është koordinimi i qëndrimeve me PD, sipas propozimit të Ilir Metës, që kupton zgjedhje në 13 tetor, me Edi Ramën Kryeministër.

Megjithëse Meta e përsëriti sot publikisht ftesën për zgjedhje në 13 tetor, Lulzim Basha nuk ka pranuar të hyjë në zgjedhje duke hequr dorë nga kushti kryesor.

Kjo çështje tashmë po shndërrohet në shkak për debate brenda opozitës dhe mund të çojë në kontradikta që rrezikojnë atë që quhet Front Opozitar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi sali berisha zgjedhjet e 13 tetorit edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi sali berisha zgjedhjet e 13 tetorit

Sondazh

Poll