Politike

‘Theu kodin e etikës’, Malaj i përgjigjet BSH: I takon Këshillit Mbikëqyrës të shprehet, po cënoni kredibilit

17 Korrik 2019, 14:03 Nga DOSJA
‘Theu kodin e etikës’, Malaj i përgjigjet BSH: I takon

TIRANË– Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Arben Malaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale lidhur me deklaratën e Bankës Shqiptare.

Malaj tha se për këtë debat, BSH nuk mund të shprehet si institucion pasi kjo lëvizje i takon vetëm Këshillit Mbikëqyrës. 

“Kam respektuar ne maksimum kodin e etikës. Reagimi në emër të Bankës Shqipërisë sot pas kërkesës së deputeteve dhe jashtë hapave ligjore dhe institucionale që në këtë rast është vetëm Këshilli Mbikëqyrës, përbën cënim të kredibilitetiti dhe Pavarësisë së Bankës së Shqipërisë”, shprehet Malaj.

REAGIMI I PLOTË:

Per kete debat nuk shprehet Banka e Shqiperise si institucion, por vetem Keshilli Mbikeqyres.
Kam respektuar ne maksimum kodin e etkes, nuk marr pjese ne asnje strukture te asnje partie, kete kerkon ligji Bankes, nuk jam I angazhuar ne asnje aktivitet politik, sapo mbaruan zgjedhjet vendore kjo konstatohet lehte. Po ngatetohet me keqdashje dallimi midis angazhim apo aktiviteteve publike me angaxhimet she aktivitete publike. Kam plotesuar me integritet dhe profesionalizem mandatin e dhene nga Kuvendi vendit tim ne rastin e pare me 100 % te votave dhe ne ra#tin e dyte me vetem dy vota kundra.
Reagimi ne emet te Bankes Shqiperise sot pas kerkese se deputeteve dhe jashte hapave ligjore dhe institucionale qe ne kete rast eshte vetem Keshilli Mbikeqyres, perben cenim te kredibilitetiti dhe Pavaresise se Bankes s Shqiperise.

Kredibiliteti publik dhe pavaresia reale e Bankes se Shqiperise duhet te jene re shenjta dhe duhen ruajtur me pergjegjshmeri maksimale nga cdo pozicionim publik jashte kornizave institucionale.

Kam qene une qe pas mandatit te ri kam kerkuar qe rezoluta e kuvendit per vitin 2018 qe ka detyra per vitin 2019 te diskutohej ne Keshill dhe me detyrat e dhena nga kuvendi te njihej Keshilli dhe stafi drejtues i Bankes dhe per detyrat konkrete Keshilli te ndertonte nje plan veprimi permbushes te detyrave te lena nga Kuvendi.

Qendrimet si gjate mandatin plotesues dhe aktualisht jane te dokumentuara ne proces verbalet e Keshillit Mbikeqyres.

Ky sqarim eshte ne respekt te institucionet te BSH.
Arbeni

Partia Socialiste ka kërkur shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë. Shkak për shkarkimin e tij janë shkeljet etike që ka kryer ai në daljet publike. Malaj ka reaguar duke u shprehur se kërcënimet paralajmëruese për postin e tij ia ka dërguar Taulant Balla ku sqaron se nuk ka munguar edhe mesazhet me tekste rekomanduese partiake.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj bsh ps shkarkon malaj arben malaj bsh ps shkarkon malaj

Sondazh

Poll