Politike

Flet Rama pas mbledhjes së Kryesisë: Pati tërheqje veshi, nuk do flemë mbi dafina

17 Korrik 2019, 11:51 Nga DOSJA
Flet Rama pas mbledhjes së Kryesisë: Pati tërheqje veshi, nuk do

Tiranë- Pas mbledhjes së kryesisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk kanë munguar edhe tërheqjet e veshit pasi sipas tij sikur ka përgjegjësitë e veta.

“Patëm një diskutim të gjatë me pjesëmarrjen e të gjithëve për të vijuar me procesin e brendshëm. kemi mësuar që pavarësisht fitores duke të gjejmë se ku janë problemet që duhet të trajtohen dhe të gjithë duhet të lexojmë votën, pritshmërinë. Diskutimi është lidhur sigurisht me ndërtimin e strategjisë afatmesme dhe afat shkurtër. Si afatmesme zgjedhjet e qershorit të 2021 dhe afatshkurtër të zgjedhjeve brenda PS-së. Ne ndryshme nga çfarë thuhet diskutojmë hapur dhe nuk ja përtojmë tërheqjen e veshit njëri-tjetrin dhe jemi ballafaquar me çdo gjë, dhe të gjitha përgjegjësitë që kemi.”, u shpreh Rama.

Ai theksoi më tej se nuk do të flenë mbi dafina dhe se 30 qershori nuk është arsye për të mbyllur sytë para problemeve.

“Filozofia ime ka qenë mos të flemë mbi dafina. 30 qershori nuk është arsye që të mbyllim sytë para problemeve. Pra asnjëherë unë nuk kënaq me asnjë rezultat. Ka gjithmonë vend për më shumë. Kjo është arsyeja pse PS rritet.”, u shpreh Rama.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh kryesinë edi rama rama mbledh kryesinë

Sondazh

Poll