Politike

Edhe Tirana si Durrësi, Gjykata nuk certifikon mandatin e kandidatit socialist në Vorë

17 Korrik 2019, 13:31 Nga DOSJA
Edhe Tirana si Durrësi, Gjykata nuk certifikon mandatin e kandidatit

TIRANË- Pas Durrësit, edhe gjykata e Tiranës, ka refuzuar të certifikojë mandatin e kandidatit socialist për bashkinë e Vorës,  Agim Kajmaku.

Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për të marrë në shqyrtimin kërkesën e Agim Kajmakut dhe do ia kalojë kërkesën për njohje mandati, Gjykatës Administrative.

“Gjykata vendosi shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes me kërkues Agim Kajmakun dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në vendim.

Ky vendim i dhënë më 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve.

Gjykatat nuk u japin mandatet, “fituesve” të Durrësit dhe Vorës. Kandidatët socialistë, Valbona Sako dhe Agim Kajmaku kanë dërguar kërkesën në gjykatë për certifikimin e mandatit pwr 4 vitet e ardhshme.  Kërkesa u refuzua nga gjykatat përkatëse.Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin, ndërsa nga ana e PS-së mbizotëron heshtja.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku bashkia e vores gjykata e tiranes gjykata nuk certifikon mandatin zgjedhjet e 30 qershorit agim kajmaku bashkia e vores gjykata e tiranes gjykata nuk certifikon mandatin zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll