Politike

Rama: Nuk e njoh 13 Tetorin, gati për dialog me opozitën

17 Korrik 2019, 12:03 Nga DOSJA
Rama: Nuk e njoh 13 Tetorin, gati për dialog me opozitën

Tiranë- Pas mbledhjes së Kryesisë kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e njeh 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet. Ai theksoi se është i gatshëm të dialogojë me opozitës po jo për zgjedhje të parakohshme.

“Të ngremë në një nivel të ri dialogun, me qytetarët sipërmarrjen, njerëzit e zakonshëm pavarësisht bindjeve politike. Dialogun e brendshëm në parti. Dialogun me opozitën parlamentar dhe atë jo-parlamentare po jo për zgjedhje të parakohshme. Jemi të disponueshëm për t’u ulur në tryezë me të gjithë dhe për të diskutuar për sfidat e vendit dhe në funksion të rregullave të lojës, pra reformës zgjedhore. Sa i përket Kushtetutës kjo nuk janë çështje që i kemi për diskutim për askënd. Kemi për detyrim të forcojmë kulturën e ligjit dhe të mbajmë me nder një mandat që na është dhënë për të qeverisur deri 2021. Zgjedhjet janë bërë në qershor, jemi shumë të angazhuar dhe kemi ngritur tre këshilla drejtues dhe ky është fokusi jonë. Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve.  13 tetori është njësoj si  12, 15 14 tetori nuk njoh ndonjë 13 tetor.  “, u shpreh Rama.

Për emrin  ri të KLGJ nga Presidenti Meta ai ka deklaruar nuk është ende në dijeni për këtë gjë. “Nuk jam në dijeni për këtë propozim. Ka ndodhur gjatë kohës kur kam qenë në mbledhje”, është shprehur Rama.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh kryesinë zgjedhjet 13 tetor edi rama rama mbledh kryesinë zgjedhjet 13 tetor

Sondazh

Poll