Politike

Deputetët e opozitës së re interpelancë nesër me Shahinin, Përmeti: Është rritur mesatarja e pranimit në Universitete 

17 Korrik 2019, 11:19 Nga DOSJA

Tiranë- Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti dhe disa nga deputetët e opozitës së re do të zhvillojnë nesër një interpelancë me ministren e Arsimit Besa Shahini pasi sipas tyre një muaj përpara përfundimit të gjimnazit nxënësve iu është rritur mesatarja e pranimit në Universitete.

Deputeti Përmeti thekson se ministrja duhet të japë llogari  për këtë propozim antiligjor dhe shkatërrues për të rinjtë.

Reagimi i Andi Përmetit:

“Neser ne interpelance urgjente me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinise rreth V.K.M. nr 295, date 01.05.2019 ku me propozim te Ministrise se Arsimit, Sportit dhe Rinise nje muaj perpara perfundimit te gjimnazit nxenesve iu eshte rritur mesatarja e pranimit ne Universitete (publike dhe private). Nje V.K.M. me fuqi prapavepruese qe le pa arsim te larte rreth 10.000 te rinj ne gjithe Shqiperine. Nje akt i papergjegjshem dhe totalisht antiligjor i cili shkaterron te ardhmen e mijera te rinjve dhe familjeve te tyre.
Ministrja duhet te jape llogari dhe te mbaje pergjegjesi per kete propozim antiligjor dhe shkaterrues per te rinjte dhe familjet e tyre.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti interpelancë me shahinin rritet masatarja për universitetet andi përmeti interpelancë me shahinin rritet masatarja për universitetet

Sondazh

Poll