Politike

Zgjedhja e Presidentit/ Mediu: Opozita duhet të ketë një trupë negociuese

26 Prill 2022, 20:14 Nga DOSJA
Zgjedhja e Presidentit/ Mediu: Opozita duhet të ketë një

TIRANË- Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit ishte në fokus të emisionit “Frontline” në News24 ku i ftuar ishte deputeti dhe kryetari i PR, Fatmir Mediu. Mediu u shpreh kundër një mundësie për bojkotim nga ana e opozitës për konsultimet për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se duhet një grup që gëzon mirëkuptimin e e opozitës dhe ta përfaqësojë atë edhe nëse nuk është Alibeaj e Berisha.

Sipas Kushtetuës duhet të jetë mbi palët. Mendoj se duhet gjetur një autoritet moral që të mbylli sherrnajat. Ka nevojë për një kryetar shteti që di të ndërtojë marrëdhënie të mirë me të gjithë faktorët politikë. Kushtetuta ka miratuar qartë detyrimin për konsensus.

Konferenca e Kryetarëve 4 maj

Gjithë opozita duhet të ketë një trupë negociuese. Opozita duhet të mblidhet për të përcaktuar një qëndrim të përbashkët. Mosmarrja pjesë do t’i shërbejë Ramës për të vendosur atje një person që i shërben atij. Ka nevojë të shfaqim përgjegjësi para shqiptarëve dhe faktorëve ndërkombëtarë që ky pushtet mos uzurpohet nga PS. Opozita duhet të ketë si qëllim ndërtimin e një shteti funksional.

Berisha nuk është pjesë e Grupit Parlamentar

Grupi nuk përfaqëson të gjithë opozitën. Duhet një qëndrim i përbashkët nga të gjithë deputetët.

A është Alibeaj legjitim në këtë proces konsultimi?

Sot flitet një trupë që gëzon pëlqimin e opozitës dhe ka mirëkuptimin e të gjithëve. Ka autoritete të tjera brenda PD nëse nuk është Berisha dhe Alibeaj. Cfarë ka qenë Enkelejdi para se të bëhej kryetar grupi? Duhen njerëz që komunikojnë me palën tjetër dhe gëzojnë mirëkuptim. Mund të jetë edhe një nga LSI. Nuk është ceshtje protagonizmi. Nuk e pengon njeri opozitën qe te thote jo nuk e votoj ketë kandidature por jo qe ne fillim. Duhet bere debati.

Marrë nga BalkanWeb

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike fatmir mediu fatmir mediu

Sondazh

Poll